Bernardo Bertolucci, regjisori italian i filmit “Last Tango in Paris” dhe “Last Perandor”, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.
I lindur në Parma në vitin 1941, ka fituar dy çmime Oscar për drejtimin dhe bashkë-shkrimin e “The Last Emperor”, ai ishte i njohur për stilin e guximshëm vizual dhe për polemika të nxitura nga “Last Tango in Paris” në përmbajtjen eksplicite seksuale.
Një zëdhënës i aktorit konfirmoi për BBC se ai vdiq sëmundja e pashëruar – kanceri.
Shfaqja e tij e fundit, “Me and You” pati premierën në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2012.
Filmi “Last Tango in Paris” bënte fjalë për një biznesmen amerikan i cili fillon një marrëdhënie të ngarkuar seksuale me një franceze të re.
“Last Perandor” flet për një biografi të perandorit kinez, Pu Yi, i cili fitoi nëntë Oscar në vitin 1988, duke përfshirë fotografinë më të mirë.
Bertolucci mori një yll në bulevardin e famës në Hollywood në vitin 2008 dhe u dha çmimi “Palme d’Or” në Kanë në vitin 2011. /Telegrafi/