Ka vdekur Bashkim Qollopeku, punonjës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren.
I ndjeri ishte i infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i komunës Visar Shehu.
“Po, mund të ju konfirmoj se ka qenë pozitiv. Ka qenë në spital me respiratorë”, ka thënë Shehu për klanks.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe dy persona të prekur me coronavirus, ndërsa janë konfirmuar edhe 186 raste të reja pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.