Site icon Telegrafi

Vdes punëtori i Komunës së Shtimes, 34 vjeçar i infektuar me COVID-19

Një zyrtar komunal në Shtime ka ndërruar jetë, në moshën 34 vjeçare, i cili ishte duke u trajtuar në kujdesin intenziv, pasi ishte konfirmuar me COVID-19.

Afrim Tafa ishte i hospitalizuar pasi ishte konfirmuar me coronavirus, ndërkaq lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Shtimes, Musa Baftiu.

Komuna e Shtimes ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së punëtorit të saj, duke e cilësuar atë si një bashkëpunëtor të shkëlqyer.

“Më dhimbje të thellë, Komuna e Shtimes ka marr lajmin për vdekjen e punëtorit, kolegut Afrim Tafa, në moshën 34 vjeçare i cili ka ndërruar jetë sot. Afrimi për vite të tëra zhvilloj veprimtarinë e tij si punëtor i përkushtuar në punën e tij në shërbim në Komunën e Shtimes. I gjithë stafi, kujton Afrimin si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në kryerjen e detyrave të punës. I gjithë stafi Komunës, i shpreh ngushëllime familjes Tafa dhe të afërmëve! I lehtë i qoftë dheu”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/

Exit mobile version