Telegrafi

Vdes punëtori i administratës së Kuvendit të Kosovës në vend të punës

Një punëtor i administratës së Kuvendit sot ka vdekur në orët e mëngjesit në vendin e tij të punës.

“Sot, rreth orës 9:00, autoambulanca mjekësore ishte në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për t’i ofruar ndihmë një zyrtari të administratës”, thuhet në njoftimin për media.

Telegrafi mëson se punëtori që ka ndërruar jetë është L.B, përkthyes.

Mjeku kujdestar ka thënë për media se punëtori i administratës ka vdekur në vendin e tij të punës dhe dyshohet se ka pasur sulm në zemër.