Telegrafi

Vdes pronari i restaurantit ku kishte ndodhur shpërthimi në Ferizaj, Genc Sopa

Pronari i restaurantit “Steak House”, në Ferizaj, Genc Sopa ka ndërruar jetë  në spitalin e Turqisë.

Sopa kishte marrë plagë të rënda pas shpërthimit të bombolës së gazit që ndodhi në janar të këtij viti.

Lexo po ashtu Shpërthimi në Ferizaj: Nga 42 të lënduar, 3 në mjekim intensiv 10 duke u operuar në QKUK

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.

Shpërthimi kishte ndodhur në restorantin “Steakhouse’ në lagjen ‘Village’. 42 persona ishin plagosur kurse 11 ishin në gjendje më të rëndë.

Postimi i plotë i Aliut:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të madhe, mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të pronarit të restaurantit “Steakhouse”, të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit këtë fillimvit, Genc Sopa.

Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.

Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar të vyer, një ndërmarrës të suksesshëm, një shpirt fisnik e një mik gjithmonë të qeshur. Fjalët janë të varfëra të shprehin dhembjen. Mbahuni të fortë familje e nderuar Sopa, miq e të njohur të të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij i pastër!

Ngushëllime të sinqerta! /Telegrafi/