Site icon Telegrafi

Humb jetën nga coronavirusi, profesori Arben Dërmaku

Ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare, profesori Arben Dërmaku.

Dërmaku ishte i prekur me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur, dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Gjilanit, Xhevat Sopi.

“Njoftohen, shokët, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët se sot, në moshën 44 vjeçare, Prof.Asoc.Dr. Arben Dërmaku humbi betejën me COVID-19. I ndjeri ishte profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës si dhe Rektori themelues i Universitetit ‘Kadri Zeka’ në Gjilan, të cilin e drejtoi për dy vjet”.

“Ai krijoi bagazh të gjerë të punës kërkimore shkencore me një numër të konsiderueshëm të artikujve shkencor të botuar në revista ndërkombëtare si dhe disa libra universitare. Prof.Asoc.Dr. Arben Dërmaku, la pas vetes gruan dhe djalin. Prehu në paqe shoku im i shtrenjtë”, thuhet në njoftimin e bërë nga dekani Sopi.

Si pasojë e coronavirusit, deri tani kanë humbur jetën 1 mijë e 387 qytetarë. /Telegrafi/

Exit mobile version