Telegrafi

Vdes politologu Ramush Tahiri

Ka ndërruar jetë analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri.

Lajmin për vdekjen e Tahirit e ka bërë të ditur ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj

“Qenka ndarë nga jeta analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri. Shpirti i mikut tonë u preht në paqe!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Ramush Tahiri ishte gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja”. Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.

Për shumë vite ai ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.

Ai pas vetës ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djem. /Telegrafi/