Telegrafi

Vdes poeti Adem Zaplluzha

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur poeti Adem Zaplluzha.

Zaplluzha lindi në Prizren në vitin 1943. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues në Studençan dhe Hoçë e më pas vijoi të punojë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Nga viti 1957, kur edhe e botoi vjershën e tij të parë, e deri në këtë vit, botoi mbi 200 vepra letrare, kryesisht me poezi.

Adem Zaplluzha ishte njëri nga themeluesit e grupit letrar “Fan Noli” në Prizren, po ashtu edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Për t’ia dhënë lamtumirën, për shkak të pandemisë, në varrim ishin një numër i kufizuar i familjarëve, shokëve dhe kolegëve. I biri Arbeni e kujton babain e tij si një njeri që gjente kohë për gjithçka. Ndërsa për mikun Bedri Neziri, veprat e shokut të tij do të jenë ato që jetojnë gjithmonë.