Telegrafi

Vdes Peter Tork i grupit The Monkees

Vdes në moshën 77 vjeçare, Peter Tork, muzikanti i famshëm i kohës së tij, anëtar i grupit The Monkees të viteve 1960.

Vdekja e tij u njoftua nëpërmjet faqes së tij zyrtare në median sociale, ndonëse nuk është përmendur asnjë arsye.

Në vitin 2009 Tork u diagnostikua me një kancer të rrallë, megjithatë dukej se ai kishte arritur ta merrte veten.

The Monkees u krijuan për një spektakël televiziv, si grup i trilluar, një ekip që donte të bëhej i famshëm si The Beatles, por që nuk ia dilte dot. Sidoqoftë, këngët e tyre bënë jehonë edhe përtej këtij programi që u shfaq nga viti 1966 deri në 1968.

Grupi zhvilloi disa turne pasi përfundoi programi televiziv, duke performuar këngët si “I’m a Believer”, “Last Train to Clarksville” dhe “Daydream Believer”.

Tork, i lindur në vitin 1942, ishte pianisti dhe kitaristi i grupit.