Site icon Telegrafi

Vdes personi që themeloi një forcë të fuqishme politike në SHBA – ai e ndihmoi të bëhej president Ronald Reaganin

Pat Robertson, ungjilltari televiziv i cili dha një kontribut të madh për ta bërë të djathtën e krishterë një forcë të fuqishme politike në SHBA, ka vdekur në moshën 93-vjeçare në Virginia.

Në vitin 1960, Robertson themeloi Rrjetin e Transmetimeve të Krishterë, ku ishte moderator “The 700 Club” për dekada, duke udhëhequr lutjet dhe duke ofruar komente politike. Shfaqja e tij në vitin 1980 ndihmoi kandidatin republikan, Ronald Reagan të fitonte mbështetjen e të krishterëve konservatorë.

Vetë Robertson kandidoi për president në vitin 1988, por nuk pati sukses. Ai shpejt themeloi Koalicionin e Krishterë, i cili u bë i fuqishëm në mobilizimin e votuesve konservatorë, sot një pjesë kyçe e elektoratit republikan, raporton nytimes.

Ai njihet edhe për deklaratat konservatore. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ai tha se Zoti i zemëruar e kishte ndëshkuar SHBA-në pasi kishte pranuar abortin, homoseksualitetin dhe sekularizmin. Katër vjet më vonë, ai bëri thirrje për vrasjen e presidentit venezuelian, Hugo Chavez.

Sipas Robertson, një Zot i zemëruar e ndëshkoi edhe Haitin me një tërmet shkatërrues në vitin 2010.

“Mëkati” i shtetit ishull ishte se ai shpalli pavarësinë nga Franca dy shekuj më parë.

Ai themeloi gjithashtu shkollën fetare të Universitetit Regent, organizatën e lobimit ligjor Qendra Amerikane për Ligjin dhe Drejtësinë dhe shoqatën humanitare Operation Blessing. /Telegrafi/

Exit mobile version