Telegrafi

Vdes personi që bëri aksident para një jave në Podujevë

Policia në raportin e saj 24 orësh njofton se një person i gjinisë mashkullore i cili ishte aksidentuar më 7 tetor në Podujevë ka ndërruar jetë në QKUK.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ndërsa i aksidentuari si pasojë e lëndimeve ishte duke u trajtuar në QKU.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.