Site icon Telegrafi

Vdes personi i parë nga Coronavirusi në Shqipëri

Shënohet viktima e parë në Shqipëri nga Coronavirusi.

Pacientja e infektuar me Coronavirus ka humbur jetën para pak minutash, raporton Ora News.

“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë (ora 12:57) nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

73 vjeçarja kishte ardhur nga Italia, 15 ditë më parë dhe ndodhej në spitalin e Durrësit prej 3 marsit.

Pas analizave ka rezultuar se ishte pozitive ndaj Coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në Shqipëri janë dy raste të reja të prekura me Coroanvirus.

Lexo po ashtu Shkon në 12 numri i personave të prekur nga Coronavirusi në Shqipëri

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmoi se numri i personave të prekur ka shkuar në 12 persona, dy raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Exit mobile version