Ish-kryetari i komunës Baz në rrethin e Matit, Fatmir Kurti, 58-vjeç, i ka dhënë fund jetës këtë të hënë duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur 58-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në rrugën e varrezave të qytetit të Burrelit.
Ai është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Burrelit, por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që të kërkohet dërgimi i tij në Tiranë me anë të një helikopteri.
Ai gjeti vdekjen rrugës për në Tiranë.
“Panorama” mëson se grupi hetimor i ngritur për ngjarjen po heton paraprakisht për problemet ekonomike të Kurtit, të cilat mund ta kenë shtyrë drejt aktit të vetëflijimit.