Ka vdekur në Moskë nga “sulmi në zemër”, gjermani Manuel Ochsenreiter i njohur si përfaqësues i ekstremit të djathtë dhe i lidhur me pushtetin në Kremlin.
Ochsenreiter gjatë muajit maj kishte publikuar në revistën gjermane “Zuerst” një “no-paper” për Kosovën.
Revista e cila ndjek politika ekstreme, në dokumentin që përmban 16 pika, parasheh kthimin e Kosovës nën Serbi për 99 vite.
Kryeredaktori i “Zuerst”, Manuel Ochsenreiter si punonjës i Bundestagut në Partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), në vitin 2019 ishte akuzuar për urdhërimin e një sulmi zjarrvënie në Qendrën Kulturore hungareze në Uzhhorod si përpjekje për të diskredituar Qeverinë e Ukrainës.
Here he is, in a revealing company: (left to right) Bartosz Bekier, Mateusz Piskorski, Manuel Ochsenreiter and Michał Prokopowicz. /9 End of thread pic.twitter.com/SWNXQbxVS0
— Anton Shekhovtsov (@A_SHEKH0VTS0V) January 6, 2019
Sipas autoriteteve, sulmi do t’i atribuohej neo-nazistëve ukrainas në mënyrë që të acaronte marrëdhëniet midis Hugnarisë dhe Ukrainës.
Një nga të akuzuarit, i quajtur vetëm si Michal P., i kishte thënë gjykatës se sulmi, në të cilin u përdorën koktej Molotovi, u urdhërua nga Ochsenreiter.
Michal është një anëtar i Kampit Kombëtar Radikal të Polonisë, një organizatë ultranacionaliste që mbështet separatistët pro-Rusisë në luftën e tyre në Ukrainën lindore.
Në një foto të publikuar, Ochsenreiter është ulur pranë Mateusz Piskorski, një aktivist të cilin autoritetet polake e burgosën nën dyshimin e spiunimit për shërbimet sekrete ruse nga 2009 deri në 2016.
Mediat e kanë akuzuar atë se ka lidhje me shërbimet sekrete ruse. Ai kishte vizituar Kosovën së bashku me agjenten ruse të FSB-së, serben Dragana Trifkoviq.
I ndjeri ka qenë bashkëpunëtori televizionit propagandistik Russia Today (RT). /Telegrafi/