Telegrafi

Vdes pacientja me gripin H1N1

Shpend Fazliu, zëdhënës në Qendrën Klinike Universitare, ka konfirmuar për “Kosovapress” se përkundër përpjekjeve të mjekëve të repartit intensiv dhe Klinikës Infektive, pacientja ka ndërruar jetë.

Sipas Fazliut, pacientja ishte trajtuar me Tamiflu dhe barna të tjera kundër këtij gripi.

Kjo është viktima e parë për këtë vit nga ky grip. Ndryshe, zyrtarët mjekësorë kanë bërë thirrje sot që të mos ketë panik. /Telegrafi/