Telegrafi

Vdes pacienti në pritje të transplantit të veshkës

Tv Telma njofton se Angelço nga Koçani, 40 vjeçar, të cilit duhej që nëna e tij t’ia jep veshkën e saj, ka vdekur duke pritur që të funksionojë qendra e re për transplant. Bashkë me të kanë pritur dhe vazhdojnë të presin edhe 15 persona tjerë për të cilët janë siguruar veshkat, por nuk ka kush t’ua transplantojë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Problem shtesë është edhe fakti se donatorët më të shpeshtë janë të afërmit e të sëmurëve, të cilët mund që të sëmuren ose edhe vdesin, apo të infektohen me hepatit C, duke pritur të bëhet transplanti, ndërkaq qendra e vjetër është e mbyllur tashmë nëntë muaj, kurse qendra e re asesi të hapet.

Nefrologët apelojnë që përgjegjësit të mos tallen me pacientët dhe të lejojnë transplantet në qendrën e vjetër. Tani për tani, në Maqedoni ka tre nefrologë për fëmijë, dy nga të cilët janë para penzionit, ndërkaq thonë se infektimet e shpeshta të kanaleve të urinës shkaktojnë sëmurje të veshkave te fëmijët./Telegrafi/