Site icon Telegrafi

Vdes pacienti i cili ishte në autoambulancën që u rrotullua mbrëmë në Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku një autoambulancë u rrotullua dhe të lënduar mbetën dy persona.

Mirëpo njëri nga pacientët e lënduar ka ndërruar jetë në QKUK. Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Lexo po ashtu Rrrotullohet autoambulanca në Gjilan, lëndohen dy persona

“Më datën 29.01.2020 rreth orës 23:00 jemi informuar nga QKUK-ja se pasagjeri që ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësorë nga lëndimet e marra në aksidentin e komunikacionit kishte ndërruar jetë”, ka thënë Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version