Mal Çavdarbasha, nxënës i shkollës “Ismail Qemali”, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Kryeqyteti, sot ka humbur një nxënës shembullor. Në këto momente të rënda ndajmë dhimbjen me familjen Çavdarbasha, me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemali””, thuhet në postimin e tij.
Ndërsa, Jehona Lushaku-Sadriu, drejtoreshë e Arsimit, tha se kryeqyteti nesër (e enjte) do të jetë në zi.
“Bashkë do të përcjellim Malin për në shtëpinë e përhershme në Arbëri- Prishtinë, në ora 15.30”, u shpreh ajo.
Për vdekjen e tij, ka shkruar edhe shkolla në faqen e tyre në Facebook.
“E nderuara familje Çavdarbasha, të nderuar kolegë, nxënës e ju prindër të nderuar, me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e nxënësit tonë Mal Çavdarbasha, i cili ishte në shërim jashtë vendit për një kohë!”, thuhet në njoftimin mortor.
“Na lejoni që në emër të kolektivit të ShFMU “Ismail Qemali” në Prishtinë të ju shprehim ngushëllimet e sinqerta për të gjithë ju me rastin e vdekjes së djalit, shokut dhe nxënësit tonë të dashur Mal Çavdarbasha. Në emër të stafit dhe drejtorisë së shkollë”, thuhet në njoftim.