Site icon Telegrafi

Vdes njeriu që kishte 130 gra e 203 fëmijë – kjo është historia e tij! (Video)

Një ish predikues-mysliman në Nigeri që kishte të paktën 130 gra ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare.

Mohammed Bello Abubakar, i njohur si Baba Masaba, vdiq në shtëpinë e tij në shtetin qendror Niger, të shtunën, pas një sëmundje të pazbuluar.

Një numër i madh njerëzish morën pjesë në varrimin e tij të dielën.

Gazeta “Daily Trust” e Nigerisë, njoftoi se derisa ai kishte 86 gra në vitin 2008, kur emri i tij mori vëmendjen e medias, numri ishte i tyre rritur në 130 në kohën e vdekjes së tij.

Siç raportohet, disa prej tyre kanë qenë shtatzënë.

BBC kishte raportuar në vitin 2008 se Abubakar kishte të paktën 170 fëmijë, por Trust Daily tha se ai la pas 203 fëmijë.

Disa prej grave i kishin thënë televizionit se ato u takuan me Abubakar, teksa po kërkonin ndihmë për sëmundje të ndryshme, të cilat ato thonë se ai i shëroi.

“Unë nuk i kërkoj ato, ato vijnë tek unë. Unë do të marrë në konsideratë faktin që Perëndia më ka kërkuar ta bëjë një gjë të tillë, dhe unë të martoheni me to”, pati thënë Abubakar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=BxnJ-Qn-FL8

Exit mobile version