Site icon Telegrafi

Vdes njeriu i cili kishte vrarë para kamerave zyrtarin, i cili kishte shkuar për t’ia prishur shtëpinë në Angli (Foto/Video,+18)

Një burrë që kishte vrarë një oficer të planifikimit në ditën kur shtëpia e tij ishte prishur, ka vdekur në moshën 77 vjeçare.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet Albert Dryden, njeriun i cili lidhet me një ngjarje të vitit 1991 kur qëlloi me armë në drejtim të një zyrtari të planifikimit Harry Collinson, para kamerave.

Një veprim të tillë, siç kanë raportuar mediat, përcjell Telegrafi, e kishte bërë pasi zyrtarët kishin shkuar për t’ia prishur shtëpinë të cilën e kishte ndërtuar ilegalisht në Butsfield, County Durham – Angli.

Nga ky incident, përveç një të vrari, edhe dy të tjerë ishin plagosur.

Kështu Dryden ka qenë duke shërbyer një dënim të përjetshëm, por së fundmi është liruar nga burgu dhe është dërguar në një shtëpi të kujdesit pasi ka pësuar një sulm prapa hekurave. /Telegrafi/

Exit mobile version