Ka ndërruar jetë njëri nga personat e përfshirë në aksidentin e ndodhur në Peran të Podujevës, mbrëmjen e sotme.
Këtë e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës, i cili ka thënë se ai ishte dërguar në gjendje shumë të keqe në spital, me plagë të rënda në kokë.
Burime të Indeksonline mësojnë se bëhet fjalë për një person me inicialet A.Z, rreth 40 vjeç.