Telegrafi

Vdes njëri nga këmbësorët e aksidentuar mbrëmë në afërsi të Podujevës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Podujevë–Kërrpimeh, saktësisht në fshatin Peran, ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf V dhe dy këmbësorë, njëri nga të cilët ka ndërruar jetë.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorët:Rr.M, 37 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës dhe B.M, mashkull 41 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit Golf V, A.S, mashkull 21 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës B.M. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.