Telegrafi

Vdes një ushtar amerikan në Bondsteel

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se në Kampin “Bondstil” në Kosovë, ka vdekur ushtari amerikan, Konrad Robinson.

‘NBS 7’ shkruan se në raportin e Pentagonit të djeshëm, 36-vjeçari Robinson, vdiq në një “incident jo-luftarak”.

Në Shtetet e Bashkuara, Robinson ishte stacionuar në bazën Fort Breg në Karolinën e Veriut dhe sipas nënës së tij, Sintit, ky mision duhet të kishte qenë i fundit pas 18 viteve të karrierës ushtarake.

Robinson ishte i vendosur në Operacionin Gardiani i Përbashkët, mision i përbashkët i NATO-s për të ndihmuar Kosovën, si specialist mjekësor parandalues.

Ai la bashkëshorten dhe dy vajzat.

Ky televizion raporton se vdekja e Robinson është ende nën hetim dhe nëna e tij deklaroi se ishte gjetur në një karrige pa shenja të jetës të enjten në mëngjes, pas ushtrimeve të rregullta fizike.

Faqja e US Army.com kujton se kjo është vdekja e dytë e një ushtari amerikan në Bondstile që nga fillimi i këtij viti, pasi që në janar nën rrethana të paqarta, Robert Jones, një oficer trajnimi i qenve ushtarak, vdiq. /Telegrafi/