Telegrafi

Vdes një shtetas i Malit të Zi në një hotel të Prishtinës

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Policia e Kosovës njofton se është raportuar se në një hotel në Prishtinë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Malit të Zi.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/