Policia e Kosovës njofton se është raportuar se në një hotel në Prishtinë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Malit të Zi.
Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/