Ish-deputeti nga AAK-ja, Rasim Selmanaj, ka njoftuar se për vdekjen e një të riu nga fshati Shaptej i Deçanit.
Selmanaj, që një kohë ishte edhe kryetar i komunës së Decanit, i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Lajm tronditës për vdekjen e të riut Alban Muslijaj nga Shaptej i Deçanit”.
“Bashkëndjejmë dhembjen me familjen Muslijaj! Shpirti i tij u preht ne paqen e pasosun!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Ndërkaq, Selmanaj nuk ka dhënë detaje të tjera rreth vdekjes së tij.
E përditësuar: Familja Muslijaj njoftoi 38-vjeçari vdiq pas një sëmundje të shkurtër që kishte.