Një punonjës i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë ka humbur betejën me coronavirusin.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga ky spital, përmes një komunikate për medie, ku bëhet e ditur se i ndjeri ishte shpfer në këtë institucion për gati 40 vite.
“Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, Muhamedia nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm. Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë tij, një mik i shkëlqyeshëm dhe njeri i nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Ndahet nga jeta punonjësi ynë Muhamedi Rizvanolli.
Muhamedi Rizvanolli (1957-2020) ishte shofer në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë gati 40 vite, që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës, deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19.
Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, Muhamedia nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë tij, një mik i shkëlqyeshëm dhe njeri i nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë.
Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Ju rikujtojmë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim. /Telegrafi/