Site icon Telegrafi

Vdes një punëtor nga rryma

Një punëtor në një firmë private ka ndërruar jetë në vendin e punës, gjersa ishte duke bërë një lidhje të kabllorit, e ku ishte goditur nga rryma elektrike.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:28 në fshatin Maxhunaj, në Vushtrri.

Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në emergjencën e Vushtrrisë, ku më vonë mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version