Një punëtor ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati pestë-gjashtë në hapësirën e liftit të një objekti banesor në rrugën “Besim Shala” në Prizren.
Hetues policorë, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve.
Në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar mbikëqyrësi i punimeve i cili është arrestuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.