Një 45-vjeçar me inicialet M.B., ka humbur jetën tragjikisht, pasi sot ka rënë nga një objekt në ndërtim në Prishtinë.
Rastin tragjik e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Një punëtor me inicialet M.B (1973), ka humbur jetën si pasojë e rënies nga skelet gjatë kohës ku ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Rrugën ‘Ahmet Krasniqi’”, në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet në ndriçimin e plotë të këtij rasti tragjik. /Telegrafi/