Site icon Telegrafi

Vdes një persona në Gjilan, iu rrokullis traktori

Ilustrim

Sot në Gjilan një person i moshës 47-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.

I ndjeri sipas njoftimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani derisa ishte në mal për të prerë dru, i është rrokullisur traktori.

“Ju njoftojmë se sot më 25.08.2022  rreth orës 11:10 kemi pranuar informatën  se në  fshatin Stanqiq Komunen e Gjilanit në mal, një person i moshës 47 vjeçar, ka qenë duke prerë dru dhe gjatë tërheqjes se drunjve, traktori është rrokullisur dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Ismet Hashani për Telegrafin.

Ai ka shtuar se lidhur me këtë rast janë njoftuar menjëherë patrulla, ndihma e parë dhe njësiti përkatës.

Mjeku në vendin e ngjarjes ka mundur vetëm ta konstatoj se personi është pa shenja jete.

“Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në mënyrë që të zbardhen e vërteta e këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, ka përfunduar Hashani./Telegrafi/

Exit mobile version