Telegrafi

Vdes një person pas aksidentit me motoçikletën në Durrës

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në lagjen Nr.15 të Durrësit, një 48-vjeçar duke i dhënë biçikletës është përplasur me një motoçikletë, e si pasojë e aksidentit ky i fundit ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është 59-vjeçari I.S, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë që 48-vjeçari me inicialet A.F, është shoqëruar në ambientet e policisë, ku po pyetet për rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/