Site icon Telegrafi

Vdes një person nga coronavirusi në Ferizaj

Ka vdekur një person nga coronavirusi në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, përmes një postimi në Facebook.

“Sot, humbi betejën me COVID-19, L.Q nga Ferizaj për të cilën i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve. Ndërkohë, pikërisht sot u arrit rekordi i ferizajasve të shëruar nga virusi COVID-19, plot 43 prej tyre dhe u konfirmuan 11 raste të reja të infektuar me këtë virus”, ka shkruar Aliu.

Sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se numri i personave të vdekur nga coronavirusi ka shkuar në 135.

Në total në Kosovë 5735 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2632.

Exit mobile version