Një person ka ndërruar jetë në QKUK, si pasojë e lëndimeve që kishte marrë ditë më parë në një aksident që kishte ndodhur më 27 qershor.
Policia ka njoftuar se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë 27.06.2021 – 14:04. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull Kosovar që ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/