Një person ka humbur jetë në një vetaksident që ndodhi këtë të hënë në fshatin Obrançë të Podujevës.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Tashmë policia ka nisur edhe zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tregoi Ahmeti për KosovaPress.