Një person ka humbur jetën sot në rrugën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Dollc të Klinës, si pasojë një vetaksidenti me kamion.
Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
“ Mund të konfirmoj se si pasojë e një aksidenti fatal, një person ka humbur jetën. Personi është I gjinisë mashkullore, shqiptar. Lidhur me detajet është duke punuar njësiti hetimor i Policisë në rajonin e Pejës. Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes’, tha Ibra.
Mësohet se viktima është I moshës rreth 50 vjeçare.