Telegrafi

Aksident mes një kamioni dhe një veture në Gjakovë, vdes një person

Një person ka ndërruar jetë sot në një aksident trafiku i cili ka ndodhur rreth orës 10:40 në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni.

“Rreth orës 10:40 është raportuar  aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë  në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij)”, ka thënë Elezi.

Ai po ashtu tha se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor. /Telegrafi/