Telegrafi

Vdes një person në Koretin të Kamenicës, dyshohet se ra nga ura

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur.

Rasti ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës, të enjten në orën 17:00.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur”, thuhet në raportin policor.

Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/