Një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke punuar me traktor.
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:40 në fshatin Kryshevë e Madhe të Klinës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, dyshohet deri sa ishte duke punuar me traktor aksidentalisht ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve, për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Telegrafi/