Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën në Kamenicë, pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/