Site icon Telegrafi

Vdes një person në Gjilan, si pasojë e kontaktit me rrymën

Një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën, deri sa ishte duke punuar në kamionin e tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.

“Viktima mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke punuar me kamionin e tij, ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version