I kishin ndërprerë energjinë elektrike për shkak të detyrimeve të pashlyera, por nuk bënte dot pa të.
Një burrë në moshë nga Dropulli i Gjirokastrës, ka humbur jetën në tentativë për të rilidhur energjinë elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, e mërkurë, në fshatin Llongo, ku 70-vjeçari V.B., ka hipur në një palë shkallë në shtyllën e tensionit.
Por në tentativë për të rilidhur energjinë, atë e ka zënë korrenti, duke humbur jetën.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, si ngjarje aksidentale.