Një 58 vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së dielës në bjeshkët e Istogut.
Bëhet fjalë për një parashutist i cili ka humbur kontrollin mbi parashutën, duke rënë në mal.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, e ka konfirmuar rastin për Telegrafin.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, policia ka marrë një informatë për një 58 vjeçar të lënduar në Livadhet e Kabashit në Istog. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë konstatuar se personi ishte pa shenja jete”, ka thënë Ibra.
Policia është duke u marrë më tej me rastin. /Telegrafi/