Telegrafi

Një i vdekur në një aksident trafiku në Podujevë

Sot rreth orës 12:00, në fshatin Doberdol të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Audi Q7” dhe vetura e tipit “Golf II”, të cilat fillimisht janë ndeshur mes vete, më pas njëra nga veturat ka goditur këmbësorin, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Lidhur me këtë aksident dy ngasësit e automjeteve, V. D mashkull 36 vjeç dhe A.A mashkull 27 vjeç janë shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh.

Ndërsa, trupi i viktimës Sh. G mashkull, 59 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/