Telegrafi

Vdes një person dhe një tjetër lëndohet në një aksident në rrugën Elbasan-Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe lëndimin e një tjetri ka ndodhur të mërkurën në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”.

Policia tha se aksidenti u shënua në fshatin Gracen, ku automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S.

Shtetasi G. S. është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Euronews/Telegrafi/