Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B. Ç, viti i lindjes 1958.
Në njoftim thuhet se i paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku për kundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë, transmeton Telegrafi.
“I njëjti ishte i dyshuar për veprën penale; Vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes./Telegrafi/