Pacientet nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) detyrohen që të kërkojnë shërbime shëndetësore në Spitalin rajonal në Vushtrrisë, që të kryejnë fotografimin e CT-së.
Siç raporton RTK, për kryerjen e këtyre shërbimeve, QKUK dhe Spitali rajonal i Vushtrrisë kanë një kontratë interne.
RTK mëson se një pacient ka ndërruar jetë deri sa po shkonte nga QKUK në Vushtrri, por këtë rast, RTK nuk ka munduar ta konfirmojë nga QKUK.
Për me keq, pacientet në gjendje të rëndë shëndetësore detyrohen që pas kryerjes së fotografimit të CT-së, të kthehen në QKUK për t’i lexuar ato.
Punëtorët e Spitalit Rajonal në Vushtrri, ankohen për mbingarkesë të punës, por edhe punojnë pa masa mbrojtëse, transmeton KosovaPress.