Telegrafi

Vdes një i moshuar në Ballsh, humb ekuilibrin dhe bie nga ura

Foto: Ilustrim

71 vjeçari me inicialet B.C sot rreth orës 10:40 ka ndërruar jetë pasi ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një urë në lagjen “5 Shkurti”, në Ballsh.

Sipas mediave në Shqipëri, viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në spital ku edhe ka ndërruar jetë.

Tutje, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Tch/Telegrafi/