Site icon Telegrafi

Vdes një këmbësore në Slivovë pas goditjes nga një veturë

Në një aksident trafiku që ka ndodhur të martën rreth orës  17:20 në fshatin Slivovë të Ferizajt, ka humbur jetën një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Slivovë, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale  G.K.( m/sh/k  22 vjeç), duke mos përshtatë shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin ndaj timonit dhe godet dy këmbësore të cilat marrin lëndime serioze.

“Të lënduarat dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 19:00, nga personeli mjekësor jemi njoftuar se viktima E.A.(f/sh/k  47 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndalohet për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version