Site icon Telegrafi

Vdes një grua si pasojë e zjarrit në shtëpinë e saj në një lagje të Shkupit

Një grua shtatëdhjetëvjeçare D.B. dje ka vdekur si pasojë e zjarrit në shtëpinë e saj në lagjen Usje në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi MPB-ja, zjarri është denoncuar dje në orën 16:15, dhe janë shprehur të sigurtë se zjarri është shkaktuar nga ngrohësi.

D.B. ka qenë e paralizuar dhe e palëvizshme dhe nga tymi në hapësirë është ngulfatur dhe ka vdekur. Mjeku nga ndihma e shpejtë mjekësore e ka konstatuar vdekjen./Telegrafi/

Exit mobile version